Ndërsa gjithë demokratët e Kukësit, ishin derdhur dje në shesh për të pritur liderin historik demokrat, ai që mungonte ishte deputeti i tyre, Flamur Hoxha. Edhe pse u ka marrë votën, ai nuk denjoi të shkonte në sallë, duke bërë një postim në median sociale. “Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD,” shkruante ai. Por një breshëri komentesh e kryqëzuan deputetin e tyre, duke i kujtuar se i ka marrë votat e tyre, por po i tradhton interesat e votuesve.
DISA NGA KOMENTET
“Ky zotëria duhej të ishte atje përkrah votuesve të vet, sepse aty e mori votën”.
“Ty të ka sjellë rasti te PD, nuk ka mundësi të jesh demokrat”.
“vazhdo takimet me bazën, votat i ke marrë nga baza, jo nga SHQUP-i”
“Edhe në pamje i ngjake Lulit, duket se jeni mirë me qeverinë”.
“Ti dukesh se je sahanlëpirës, vetëm kuksiane nuk je ti, kuksianët ishin në sallë, ti fshiheshe në ferra si hajdut, e turpërove Kukësin, jazëk”.