“Mungojnë analizat në spitalet publike”, deputetja Ilda Dhori denoncon: Mjekët janë urdhëruar nga drejtuesit që të mos…

0
303
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilda Dhori, deputetja e PD-së, gjatë një interviste për “Fax News” ka denoncuar mungesën e analizave në spitalet publike.

Gjatë fjalës, Ilda Dhori hodhi akuza në drejtim të drejtuesve të spitaleve të cilët sipas saj kanë urdhëruar mjekët që mos u japin pacientëve ekzaminime analizash. Dhori theksoi se pacientët që kryejnë analizat janë detyruar t’i drejtohen privatit.

“Spitalet rajonale nuk po ofrojnë pacientëve shërbimin laboratorik dhe pacientët nuk mund të bëjnë analizat e nevojshme. Në të tilla raste pacientëve u thonë që analizat ti bëjnë në privat pasi koncensionari që ka sot laboratorët në spitalet rajonale. Sot pacientët janë pa shërbim kjo ndodh gjatë 10 ditëshit të parë të cdo muaji e përsëritur disa muaj radhazi.

“Mendoj se ajo që thuhet nga zërat koncensionari nuk ka fonde të mjaftueshme dhe i përfundojnë fondet që javën e parë të cdo muaji. Koncensionari ka përfituar një bazë të mirë materiale nga shteti, koncensionari paguhet cdo vit dhe nuk shkëputet pagesa ndaj koncesioneve.

Mjekëve u është kërkuar që mos japin rekomandime për analiza – “Në të gjithë spitalet ka urdhër të prerë që vjen nga drejtues të spitalit i cili urdhëron mjekët të cilët mos japin ekzaminime pacientëve në sistemin publik. Zgjidhje është e vetme laboratorët privat dhe mjekët dhe pa dëshirën e tyre me kushtet e pamundësisë për shërbimin në shtet, privati është e vetmja zgjidhje. Cdo përballje është në xhepat e shqiptarëve të varfër. Shqiptarët përballen me mungesën e shërbimit spitalor. Ky është realiteti në Shqipëri, nuk ofrohet shërbim shëndetësor. Mjeket urdhërohen nga drejtues të spitaleve që mos japin analiza”, tha Dhori.

Zjarr Tv Ad