Mungojnë vetëm firmat, Milan godet sërish në merkaton e verës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milan godet sërish dhe është shumë pranë finalizmit të atij që ishte objektivi më I rëndësishëm në merkaton e verës. Pritet vetëm zyrtarizimi, por mediat italiane dhe ato spanjolle e bëjnë të sigurt transferimin e Angel Correa. Sulmuesi ishte vendosur në krye të listës së blerjeve nga klubi kuqezi, që pas shumë tratativash është në detajet e fundit për të mbyllur kontratën. Për këtë, agjenti i sulmuesit argjentinas ndodhet në Milano, ku do të kristalizojë edhe termat e kontratës.

Angel Correa pritet t’i kushtojë Milanit 45 milion euro plus bonuset, pasi Atletico Madrid pranoi të ulë ndjeshëm pretendimet e tij për kartonin e futbollistit, të vlerësuar në fillim 55 milion euro dhe më pas 50 milion euro. Kjo lëvizje e klubit madrilen vjen si detyrim pas blerjes nga Valencia të sulmuesit Rodrigo. Në pritje të konfirmimit të transferimit të Angel Correa, klubi kuqezi duhet të mendojë edhe për shitjet, që do të rregullonin buxhetin e kontrrolluar rreptësisht nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.

Në pamje të parë, kjo kërkon sakrifikimin e yjeve të skuadrës kuqezi, si Gigio Donnarumma apo Suso. Por dyshja Maldini-Boban ka të tjera ide. Ata nuk duan të privohen nga shtyllat e ekipit dhe për këtë arsye i pari që do të largohet është Andre Silva. Sulmuesi pritet të shitet te Valencia për 25 milion euro plus bonuset, ndërsa rrugën e tij do të ndjekin edhe Laxalt dhe Kessie.

Zjarr Tv Ad