Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës për të pritur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili po zhvillon “Foltoren” e radhës në qytetin verior.
Edhe në këtë takim, Berisha është shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, ndërkohë që të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.
Gjithashtu në mbështetje të Berishës janë edhe ish deputeti Lorenc Luka, kreu i FRPD, Arvid Vushati, ish kryetrarët e bashkisë Ormir Rusi dhe Artan Haxhi dhe sekretari i degës PD, Aleksander Marleci.
Por ajo që vihet re është mungesa e aktivistes Evi Kokalari, e cila u shpreh ditën e djeshme se do të ishte në krah të Berishës. Nuk dihet nëse Kokalari do të mbërrijë me vonesë në këtë takim apo nuk do të jetë fare e pranishme, por deri më tani ajo nuk është parë në Shkodër.