Mungon insulina nëpër farmaci, reagon Berisha: Rama dhe Manastirliu po ndëshkojnë të sëmurët

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e insulinës në treg ka shkaktuar panik tek të sëmurët. Një i ri fierak që e ka denoncuar këtë fakt tek ish-kryeministri Sali Berisha, i është lutur atij ta publikojë, me shpresën mund të jetë i vetmi zë që të bëjë që qeveria të reagojë dhe të zgjidhë problemin.

Berisha e ka publikuar mesazhin në fjalë duke akuzuar kreun e qeverisë dhe Ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliun se nuk po bëjnë tjetër përveçse po i ndëshkojnë të sëmurët.

“Edvin Krimi dhe ndrikull Manestirliu ndëshkojnë të sëmurët, i lënë pa insulinë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha në fb.

Përshëndetje zoti Berisha.

Vajta sot në farmaci për insulinat e gjyshes, por nuk i mora dot, sepse farmacistja më tha është mungesë në treg. Kam bredhur gjithë Fierin dhe nuk gjeta. Ju lutem publikojeni. Me respekt G.H.

 

Zjarr Tv Ad