Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese Kodin Zgjedhor, në rast se ai kalon ashtu siç e propozon Damian Gjiknuri dhe partia socialiste, ku në fakt listat do të jenë të mbyllura.
Murrizi tha se dhe vetë Gjiknuri nuk e beson atë që thotë, pasi votat e qytetarëve diskretitohen në interes të firmës së kryetarit të partisë.
“5 Qershori nuk është as Bibël dhe as Kuran, ti shkel Kushtetutën por nuk shkel ndërkohë firmën e kryetarit. Edhe ti vetë jashtë kësaj salle nuk e beson atë që ke propozuar, edhe Ver Llapa po të ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese do ta rrëzonte këtë. Vetë unë do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, në rast se ju do e kaloni.
Kjo që propozoni ju e diskretiton votën e qytetarëve, a mund të ma gjesh mua, që nëse Lëvizja demokratike gjen 36 burra e gra që marrin nga 300 vota, atëherë ti ske asnjë mundësi që tia marrësh kësaj force politike. Ti vetë ke ardhur me zero vota në Kuvend, sepse është votuar PS dhe emri i Edi Ramës, më mirë të vish me 300 vota apo të vish me zero vota. Nuk ta lejon Kushtetuta që ti mbyllësh listat më shumë se 2/3”, u shpreh Murrizi.
Ndërkohë që një nga pikat më të diskutuara nga ana e Murrizit është ajo e pragut kombëtar, që sipas tij nuk qendron, sa kohë që mund të ketë dhe deputetë të pavarur.
“Unë Myslim Murrizi do të kandidoj si i pavarur, në daç në Fier në daç në Tiranë, atë pragun kombëtar fute në… andej nga ka dalë”, u shpreh Murrizi i irrituar.