Murrizi deklaron votën e tij dhe bën paralajmërimin e fortë: Ngjarje të rënda do ndodhin në Shtator, po ra zjarr te vilat e TEG-ut, do të shkojë deri…

0
5827
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslim Murrizi

“Ju e emëroni. Në 2009-2013, ju filluat t’i thonit atij dosja e famshme, videoja e Dritan Priftit. Erdhi në 2013, ju e morët në prehër. Ata i thanë iniciuesi i traziave, i Gjirit të Lalëzit. Kam qenë unë këtu kur i kërkonin dorëheqjen e Metës. Unë jam i dyzuar, kam qenë i dyzuar gjithë kohës. Meta është streha e fundit e maskarenjve thoshte Lulzim Basha, kryetari i partisë TIME.

Kur e votojnë këta që e kanë pasur shok, po unë ca takirati kam, unë e kam pasur 30 vite kundërshtar. Ah sa jam knaq mrom me urdhrin ekzekutiv, nëse rras edhe dy urdhëra të tjerë do bëhem tifoz tij. Shpresoj shumë që mos të mbarojë me kaq.

Kur t’i shikosh të gjithë si zog korbi me vrap te Arben Kraja. Kur t’i shohësh të veshur e të zhveshur në hotelet që kanë nëpër SHBA e nëpër vendet ish-jugosllave.

Zoti ua shtoftë intatin mes njëri-tjetrit, e keni pasur që prej 98. Unë uroj të bëhet më e mira për shqiptarët, ka 2 milion shqiptarë që kanë ikur e kanë mbetur pa punë për hatër të këtyre.

Këta të ndërmarrjes tate, aspirues të dekretit imagjinar, a do t’a votojnë a jo? Pallavrat se ky kuvend është legjitim apo jo le t’a gjykojnë shqiptarët pas tetorit kur ngjarje të tjera shumë ngjarje të rënda kanë për të ndodhur. Të gjejnë vrimë e të futen e ti marrin paratë e të futen ku të munden në qilar. Po atë që bëri Biden do t’a bëjë edhe Bashkimi Europian pas tetorit e nëntorit. Po ra zjarr pas vilave të TEG-ut aroma do shkojë deri në Koplik”.

Zjarr Tv Ad