Murrizi deklaron votën kundër marrëveshjes së 5 qershorit: U shërben vetëm 3 kryetarëve, jo shqiptarëve

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën parlamentare për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, deputeti Myslim Murrizi, u shpreh se nuk do ta votojë, sepse nuk ngatërron kodin zgjedhor me marrëveshjen.

Myslim Murrizi: ”E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu, ishte se ju keni shtypur butonin për Lulin. Në fakt ka vite që në këtë sallë, si ortakë të hershëm që jeni, shtypni butonin e njëri tjetrin. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga ky krahu këtej, t’i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit, disa për t’i bërë qefin Lulit, disa lokomotivë e futjes së Shqipërisë në BE. Unë kam votuar kundër se nuk ngatërroj kodin zgjedhor me 5 qershorin. Kodi zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve. 5 qershori i hyn në punë 3 kryetarëve.”

Zjarr Tv Ad