Ish-deputeti Myslim Murrizi ka falenderuar të gjithë delagatët që në Kuvendin e djeshëm e vendosën anëtar të Këshillit Kombëtar të PD.
Ai me ironi shkruan se tani është në listën “anti-Amerikane”.
Murrizi shkruan se nuk është pjesë e PD nga ish sigurimi e as nga emigrimi, as nga njohja me familjarët e Kryetarit të PD, por nga bindjet e tija dhe shpirti rrebel prej dhjetorit 1990.
Postimi i plotë i Murrizit:
Nje falenderim per te gjithe delegatet DEMOKRAT te Kuvendit te dates 30 prill 2022 qe me voten e Tyre me besuan te jem antare i keshillit Kombetar te PD dhe me futen ne listen e “ anti” Amerikaneve te alibash-bardhtabak-gjekpompureve.
Nje falenderim te veçante per te gjithe delegatet qe miratuan rezoluten ku denohej djegia e mandateve dhe falja e 60 bashkive si nje gabim fatal dhe vrastare per DEMOKRATET e per PD.
Kjo ishte me shume se ndjese publike ,per gjithçka qe kane thene e akuzuar prej 19 shkurtit 2019 ne adresen time per mos djegien e mandatit.
Une nuk kam ardhur ne PD as nga ish sigurimi e as nga emigrimi, as nga njohja me familjaret e Kryetarit te PD, as nga ojf e as nga ojq, as nga rekomandimet e atyre qe kane bere biznes me emrime deputetesh.
Ne PD jam nga bindjet e mia dhe shpirti rrebel prej dhjetorit 1990 dhe deputet i saj kam qene dy her kur PD ka qene ne opozite( 1997-2001 dhe 2017-2021) e nuk kam qene pjese e pushtetit te PD ne vitet 2005-2013.
Ne çdo vendim e qendrim timin politik,prej 32 vitesh, mes zemres dhe mendjes, kam bere ate qe me ka thene zemra, sepse mendja eshte pak hileqare.
Ndoshta ky ka qene nje “ defekt” jo i vogel per mua, por une jam ndjere dhe ndjehem shume shume rehat me veten, me miqt dhe kam patur e kam kurajon te shoh ne sy e ti qendroj perballe gjithkujt.
E me ndihmen e te Madhit ZOT, keshtu do jem derisa te kem fryme e te jem gjalle, edhe pse e di shume mire qe nuk ju pelqej hipokriteve, lepireseve, servileve dhe çdo kategorie te peshtire te shoqerise ku jetojme.
Edhe njeher rrespekte e vleresim per te gjithe DEMOKRATET.