Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi i’a ka thënë në sy kritikat Sali Berishës.
Murrizi: Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet Whatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushte unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet Whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq, apo krushq. Çfarë është kjo grykësi që këta që kandiduan për kyesi i’a shohim emrat sot prapë për sekretariate. Po të ketë ndonjë gjë për këshill të Evropës do shkojë për Këshill të Evropës. Me të njëtët njerëz. Miq që takoj përditë më thonë “me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën?” E gjithë kryesia e Lulit aty është prapë.
Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar. Unë nuk besoj që qenkemi kaq pa sens politik sa Bardh Spahisë i jep Shkodra 20 mijë bvota, ne këtu 200 veta nuk e zgjedhim kryesinë. Po të ishte kështu do ishte fatkeqësi për Këshillin Kombëtar. Pse s’është zgjedhur? Ka qenë votë e orientujar. Se kujt i është bërë mirë që qershia mbi tortë I 6 marsit Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar.
S’kam asgjë me të, por duhet ta shikojmë. Nxirrni, bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Në fund të fundit politika është përfaqësim. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament, lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesisë pa votues.