Murrizi për PD: Nëse duan të qëndrojnë, duhet të firmosin për të zgjedhur drejtuesit e grupit parlamentarë, ndryshe pas 1 viti do ketë disfatë

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një shkrim të gjatë, ku analizon situatën e Partisë Demokratike, jo vetëm sot, por në 32 vite.

Ai e krahason PD me pemën e Krishtlindjeve, teksa thotë se ndër vite po i vendosen zbukurime, por duke harruar që zbukurimet bien.

Partia Demokratike eshte si bredhi i krishtelindjeve, qe per tu dukur me i bukur, i vihen mbi deget apo halat e tij disa zbukurime te lehta prej buke peshku ( polesterol)me ngjyra te ndryshme, qe ngecen neper dege me kujdes dhe sa here harron dikush dritaren hapur apo hap e mbyll deren me force, zbukurimet bien, por bredhi qendron ne kembe”shkruan ai.

Ai shkruan se  PD janë demokratet, qëndrestarët e ditëve të vështira dhe jo ata që e duan partinë vetëm për pushtet, para dhe për tu pasuruar.

Ndër të tjera ai shkruan “nëse duan të qendrojnë mbi PEMEN PD, duhet të firmosin për te zgjedhur drejtuesit e grupit parlamentare, nëse mendojne qe bejne rolin e zbukuruesit, edhe kur nuk kane peme ku te varen, le ta provojne.

Ndryshe pas 1 viti do te kete disfaten e radhes dhe ne 2025  pema PD do te rrezohet perfundimisht e do te duhen vite per te mbire nje peme tjeter opozitare, me trashegimtaret e partise se punes dhe me bijt e baballareve”shkruan ai ndër të tjera

Zjarr Tv Ad