Rithemelimi’ i Sali Berishës, për ish- anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko, nuk e ka arritur misionin e tij për të bashkuar Partinë Demokratike.
I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo, Bejko tha se kryetari i ‘Foltores’ është i dyti më i izoluar pas Enver Hoxhës nga perëndimi, teksa hodhi akuza edhe për mënyrën e funksionimit të partisë, duke thënë se u jepen poste atyre që Berisha i ka më të besuarit.
“Nuk shoh Rithemelim, te pjesa e Foltores ka një kryetar më të izoluar se kurrë nga perëndimi pas Enver Hoxhës. Berisha nuk prodhon dot as veten e tij, shkalla e hierariksë në parti është sipas besnikërisë, që po t’u heqësh Berishën nuk janë asgjë, as profesionalisht”, tha Bejko.
Në betejën se kush është PD-ja e vërtetë, grupi i Enkelejd Alibeajt apo i Sali Berishës, Myslym Murrizi zgjedh këtë të fundit, me argumentin se ndyshe nga të parët, të dytën kanë vota.
Të krijojnë një parti vemjesh dhe të shohin se sa vota të marrin, në politik janë ato që kanë vota, nëse janë shumë të meçëm të shkojnë të Akademia e Shkenca”, tha Murrizi.
Akuzave se grupi i Bashës është i shitur, i beson edhe vetë Murrizi, teksa hedh akuza të forta se anëtarët e kryesisë së PD-së së Bashës kanë marrë 86 mln euro tendera.
Mes tyre përmend edhe një deputet, biznesmen në qarkun e Fierit, që thotë se ka marrë 1.5 mln euro tender para fushatës. Se kush është nuk dha emër.
“Anëtarë të kryesisë së këtij grupi të vogël nga 2013 deri sot kanë marrë 86 mln euro tendera, 21 vetëm në zonën nga vij unë deputet, rrugë ujësjellës, 1.5 mln euro tendera ia kanë dhënë në fushatë në kundërshtim me ligjin, një biznesmen, që për pak vota humbi mandatin”, tha Murrizi.