Murrizi: Rama-Basha pakt nën skuta për të zmadhuar vjedhjet

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslim Murrizi, njëherësh nënkryetar i Parlamentit, ka deklaruar se liderët e politikës po bëjnë marrëveshje të fshehta. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se politikanët po bëjnë përqafime e marrëveshje për të zmadhuar vjedhjet e shqiptarëve, dhe jo për t’i zvogëluar ato.

“Po realizojnë çdo lloj marrëveshjeje nën skuta, ku ju vjen mirë dhe ju ngrohen xhepat. Unë do mirëkuptoja çdo lloj përqafimi, marrëveshje, nëse do bëhej për shqiptarët, por çdo lloj artikulimi që po shohim dhe do shohim në vazhdim nuk bëhet për të zvogëluar vjedhjet, por për t’i zmadhuar ata. Prej tyre nuk ka për të gjetur hajër ky vend”, është shprehur Murrizi.

Më tej, ai ka folur dhe për prokurimet publike, duke thënë se gjithçka përcaktohet para, se kush do t’i marrë tenderat.

“753 mln euro kanë paguar shqiptarët vetëm për njëfar projekti “Rilindja Urbane”, nuk janë pak, dhe 250 mln euro kanë qenë për rrugët publike. Shumë kompani janë krijuar enkas për të përfituar nga tenderat, pak para se të shpallet tenderi. Kontura ka qenë e përcaktuar, thuajse dhe emri, i atyre që duhet të marrin pjesë në tendera. Kjo është ajo që shqetëson çdo shqiptar. Rreth 100 milionë dollarë do të paguajnë shqiptarët për PPP gjatë 2019”, ka deklaruar deputeti.

 

Zjarr Tv Ad