Murrizi reagon për mesazhin e Yuri Kim në Ditën e Rinisë: Sypatremburit e 8 Dhjetorit ndihen të zhgënjyer nga dekorimi i sykuqëve

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për mesazhin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në ditën e Rinisë. Përmes një postimi në Facebook, Murrizi shkruan se “sypatremburit” e dhjetorit të ’90 ndihen të zhgënjyer kur shohin që dekorohen persona “sykuq” , siç i quan ai, të etur për të ngrënë të gjallë  sypatremburit e 8 Dhjetorit të shenjtë. Ai thotë më tej se “sykuqët” e këtij vend kanë 30 vite që tallen me “sypatremburit.”

Postimi i Myslim Murrizit:

Faleminderit Zj Kim qe uron me date 8 dhjetor ish STUDENTET sypatrembur qe u ngriten kundra rregjimit mizor ne 8 dhjetor 1990. Por te urosh STUDENTET sypatrembur te dhjetorit 90 dhe te takosh ,te bisedosh, te mbeshtesesh , te promovosh dhe te dekorosh sy kuqt e atij dhjetori 90 qe ishin pjese e strukturave famekeqe te rregjimit mizor sigurim, prokurori, hetuesi, gjykate dhe qe silleshin si qen te terbuar per te trembur SYPATREMBURIT me duket jo normale ne 31 vite pas atij dhjetori te eger

Sot SYPATREMBURIT e dhjetorit 90 ,ndjehen te zhgenjyer kur shohin te dekoruar sykuqin Dvorani, kur shohin ne kupolen e drejtesise se re,sykuqin Panda, Rakipi, Kraja, Sheshi, Sadushi dhe plot sy te kuq nga etja per gjak qe kishin para 31 viteve per te “ ngrene” te gjalle SYPATREMBURIT e atij 8 dhjetori te SHEJTE

Kur shohin si protagonist te jetes politike, publike, administrative shoqerore dhe Shteterore, plot sykuq te tjere dhe pjellen hibride te atyre qe kullonin gjak Shqiptaresh nga syte per 45 vjet rresht

Urimi Juaj Zj Kim, ne emer te Shtetit SYPATREMBUR nga sykuqet, per studentet SYPATREMBUR te nje vendi qe prej 76 vitesh qeveriset dhe drejtohet nga sy te kuq qe kullojne dhe rrezatojne gjakun e 13000 te pushkatuareve, te dhjetra minjera te burgosureve e te internuarve, nuk mjafton qe ky VEND te aspiroj te behet si Vendi SYPATREMBUR qe Ju perfaqesoni. Shqiptaret kane nje shprehje Zj Kim ku thone:

ÇFAR PO DEGJOJ ME VESHE, I LUMI UNE, POR ÇFAR SHOH ME SY, I MJERI UNE

Sykuqet e ketij Vendi kane 31 vjet qe “ tallen” me SYPATREMBURIT e dhjetorit 90, kjo ,fale edhe pak nga syleshet qe ndoshta Ju i merni dhe i konsideroni per sypishe, por qe ne te vertete jane sybishe dhe te piste si llumi i pusetave.

Zjarr Tv Ad