Murrizi: Vazhdoni me bodrumin e pallatit të kongreseve, nga opozita parlamentare nuk merrni kokërr vote

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, deputeti Myslym Murrizi vijon t’i qëndrojë listave të hapura dhe ndryshimeve kushtetuese.Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nëse vijon sërish diskutimi në Këshillin politik, opozita parlamentare nuk do të japë asnjë votë për atë që Murrizi e quan pazar politik.

Murrizi: Opozita parlamentare ishte aty në një tryezë me të gjithë faktorët politikë për ti qëndruar ndryshimeve kushtetuese, hapjen e listave dhe pasi të hapim listat, do të rishikojmë Kodin Zgjedhor që të mos ketë militantë dhe hajdutë që tjetërsojnë votën e shqiptarëve. Kjo është kërkesa jonë, këto bashkë le të rrijnë. Ishalla Pallati i Kongreseve ka krevat e të flejnë në darkë. Mbledhja ka mbaruar por u futën prapë se është dashuri e vjetër. Unë jam aty si përfaqësues i 28 deputetëve. Opozita ka dhe 12 deputetë të tjerë pavarur. Erdha të jem dëshmitar i kopillëqeve të këtyre. Ju them vazhdoni me bodrumin e pallatit të kongreseve, nuk merrni kokërr vote nga opozita për pazarin tuaj për ta mbajtur të fshehur deputetin popullit.

Zjarr Tv Ad