Murrizi: Veteranë lufte që kanë lindur pas prishjes së koperativës me shall të kuq, turp!

0
20

Diskutimi i projektligjit për statusin e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është shoqëruar me debate të forta me deputetëve të opozitës së re dhe mazhorancës. Deputeti, Myslim Murrizi, ka debatuar me Ermonela Felajn për numri e veteranëve të luftës, pasi sipas deputetit nuk ka asnjë dokument zyrtar për shifrat përveç atyre të komunizmit, ndërsa i ka konsideruar ata si histori të partisë komuniste.

Komisioni i Sigurisë është mbajtur me debate të forta gjatë kohës diskutohej mbi projektligjin për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Ka qenë deputeti, Myslym Murrizi, i cili pati debate me kryetaren e komisionit Ermonela Felaj, mbi numrin e vetëranëve të luftës.

Sipas Murrizit kanë vdekur 28 mijë partizanë gjatë luftës për çlirimin e vendit nga nazifashistët.

Murrizi: 25 vjet postkomunizëm nuk kemi pse të tallemi më me shqiptarët, nuk ka pse fëmija im të mësojë se kemi pasur 70 mijë partizanë, 73, 75 apo 84 mijë sa dalin me shifra. Nuk kam pse shoh me shall të kuq veteranë lufte që kanë lindur pas prishjes së koperativës. Është turp!

Kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, tentoi të ndërpresë këtë diskutim, por deputeti Murrizi vijoi me akuzat për socialistët në Komision.

Murrizi: Na thoni ekzakt, mos ecni me atë frymën që kështu e thotë partia jonë, kështu e ka thënë dhe në ’45 dhe kështu do ta bëjmë ne. Asgjë të keqe nuk ka, të jemi realë. Edhe numri i veteranëve, edhe numri i dëshmorëve, edhe numri i këtyre që marrin shpërblim financiar, nuk ka asnjë të keqe. Kush ka qenë në luftë realisht në atë kohë le të marrë shpërblimin. Nuk jam kundër luftës, nuk e shoh të bardhën zi dhe nuk vi nga ish-komunizmi të kapërcej derën dhe të bëj parti tjetër.Nuk kam qenë anëtar i Partisë së Punës, kam qenë student i dhjetorit, as sekretar partie.

Pas debateve dhe diskutimeve, ku i pranishëm ishte dhe zëvendësministri i mbrojtjes, Petro Koçi, u miratua projektligji, sipas të cilit data 20 korrik përcaktohet si dita e veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.