Murrizi:Rezoluta ndaj Metës si fletë-rrufetë e Frontit Demokratik

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij para parlamentit vlerësoi se vendimi për të shkarkuar presidentin Meta ngjan si fletë rrufetë në kohën e diktaturës.

“Vendimi për të shkarkuar metën s’është gjë tjetër vetëm një fletë-rrufe ndaj kreut të shtetit. Tamam si një vendim që merrte dikur Fronti Demokratik. E vërteta është se kurrë këtë vend nuk e kanë qeverisur me ligje dhe Kushtetutë, por me pazare për të ndarë karriget.  Prej vitit 1991, ky vend është qeverisur nga bandit dhe kriminelë e me pazare në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, tha Murrizi.

Deputeti Myslim Murrizi tha se ka 29 vjet që palët politike bëjnë marrëveshje e pazare në kurriz të shqiptarëve. Murrizi shtoi se ka frikë nga ndonjë marrëveshje tjetër e radhës.

“Të gjitha marrëveshjet që keni bërë, i keni bërë për karriget e juaja. Marrëveshjet janë bërë nga 2-3 padrino të politikanëve shqiptarë. Gjithë qelbi që kemi parë ka qenë atentati ndaj Kushtetutës më 2008. Ai që sot e keni shpallur armik, theu vazot e parlamentit këtu, duke qenë kundër ndryshimeve kushtetutuese. Më 2008 ka pasur të drejtë. Sepse ndryshimet kushtetuese më 2008 kanë qenë plaga më e madhe e shqiptarëve. Keni bërë pazare 29 vjet, e keni sharë njëri-tjetrin me libër shtëpie. E votuat reformën në drejtësi se ju thanë do iu djegim liberalizimin e vizave”, tha Murrizi.

Për Murrizin, të gjitha palët politike kanë frikë nga reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është hall i madh. Kanë hall sot ata që kanë bërë marrëveshje për shqiptarët. Unë besoj se do të ketë prapë marrëveshje, këtu do vijnë indianët, kinezët. Unë nuk besoj se Meta e ka seriozisht.  Reforma në drejtësi është hall i madh i të gjithëve. Kjo sallë nuk duhet t’i përkasë 3 njerëzve bajraktarë, por shqiptarëve të thjeshtë. Ju bëj thirrje me qetësi e dashuri situatën. Më vjen keq për ata që vijnë dhe protestojnë rrugëve. Nuk e di sesi i gënjejnë, duke iu thënë do e rrëzojmë sot e nesër, por nu po rrëzoni”, u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad