Mushkëria e planetit po digjet

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mushkëria e planetit, pylli tropikal i Amazonës po digjet me një rritëm tepër të lartë. Sipas autoriteteve, vetëm që nga e enjtja e kaluar janë zbuluar mbi 9,500 zjarre nga satelitët. Qeveria dhe organizatat e mjedisit po fajësojnë njëra tjetrën për gjendjen.

Nuk janë drita në sfond, por qielli i natës po shkëlqen nga një ngjyrë e verdhë e dendur, Amazona po digjet. Në ajër ndjehet era e kafshëve të djegura dhe i drurëve në flakë. Gjatë ditës dielli, zakonisht shumë i fortë në këtë pjesë të planetit, errësohet nga tymi i trashë gri.

Prej shtatë ditësh agjencia Reuters ka vrojtuar zjarret që shtrihen në një distancë prej 30 kilometrash nga Humaita drejt Labrea përgjatë autostradës Trans-Amazoniane.

Ky është vetëm një nga zjarret që po shkatërron Amazonën, pyllin tropikal më të madh të botës dhe një mburojë e planetit nga ndryshimi i klimës.

Këtë vit zjarret janë rritur me 83 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, sipas agjencisë braziliane të studimit hapësinor INPE. Agjencia qeveritare ka regjistruar këtë vit 72.843 zjarre, numri më i madh që nga fillimi i tyre në vitin 2013. Mbi 9,500 zjarre janë zbuluar nga satelitët vetëm të enjten e kaluar.

Të mërkurën, presidenti brazilian Jair Bolsonaro i zemëroi ambientalistët duke lëshuar pretendime të pabaza se organizatat joqeveritare po i ndiznin zjarret nga zemërimi për shkurtimin e fondeve. Ndërkohë zemërimi global është përhapur përmes mediave sociale, në Twitter hashtagu #PrayforAmazona është tema kryesore.

Ambjentalistët ndërprenë edhe fjalimin e ministrit brazilian të mjedisit, Ricardo Salles. Kur ai u ngjit në podium të mërkurën gjatë veprimtarisë ‘Java e Klimës për Amerikën Latine dhe Karaibet’, ambjentalistët bërtitën: rajoni i Amazonës po digjet.

Prej kohësh organizatat e mbrojtjes së mjedisit akuzojnë presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, se ka nxitur fermerët për prerjen e pemëve dhe shpyllëzimin e Amazonës.

Zjarr Tv Ad