Mustafa Nano: Berisha nuk nxjerr dot më shumë se 10 mijë vetë në shesh, por me ata s’e rrëzon dot Ramën

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano ka komentuar lidhur me protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik ,për të cilin u shpreh se do të jetë një protestë normale berishiane.

Sa i përket premtimit të Beishës se do të rrëzojë qeverinë Rama me protesta, Nano tha se ai premtime të tilla i bën çdoherë para protestave, por sipas tij rrëzimi nuk vjen prej tyre por nga vota

“Berisha këtë premtim e ka dhënë para çdo proteste dhe s’ka pse të merret seriozisht, e ka thënë gjithmonë dhe qeveritë në demokraci rrëzohen me vota nëpërmjet mjetit që ato vijnë, kjo mund të ndodhte vetëm nëse del në dritë ndonjë skandal që do mobilizonte 300 mijë njerëz nëpër Tiranë.

 

Në rrethanat konkrete kemi një protestë e niveleve normale te 10 mijë vetë që janë berishianë, është një protestë berishiane që ne e dimë që janë pakicë në këtë vend dhe jo e qytetarëve.

Protesta do të jetë e madhe, por nuk do të thotë asgjë, problemi do të mbetet aty sepse në krye të opozitës është një person që nuk takon dot asnjë ambasador të Perëndimit. Partia është e ndërgjegjshme për këtë fakt, por nuk ka çfarë të bëj sepse ajo parti është e Berishës”, tha ai.

Më tej Nano theksi se me rëndësi mbetet vendimi i gjykatës së apelit e cila do të ndajë përfundimisht se kujt i përket Partia Demokratike. Është një gjë e rëndësishme, vendimi i gjykatës së apelit i cili do të ndajë se kujt i përket PD zyrtare, nuk është se do ketë një rëndësi të madhe sepse pesha e Berishës do të mbesë aty. Shoh që shumë shpejt në zgjedhjet e ardhshme ata mund të fitojnë 1 deri ne 2 bashki dhe pjesën tjetër e merr Rama sepse e shoh PD ende të përçarë.

PD është e përçarë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe e dinë që me Berishën nuk kanë ku të shkojnë dhe s’kanë të ardhme, por Berisha edhe sikur të mos fitojë do të mbetet aty sepse s’ka kush ta heqë, sepse e ka partinë e vetë”, u shpreh Nano.

Zjarr Tv Ad