Mustafa Nano: Dosja e lobimit rus, e besoj që është e vërtetë, por Berisha mund ta ketë dekonspiruar/ Nuk besoj se Berisha mund t’i marrë Partinë Bashës, mendoj që kjo Parti do të ndahet…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari, i është bashkuar ish-kryemninistrit Sali Berishës me bazë në Durrës, ku risolli në vëmendje akuzat për lobimin rus, dosje që sipas saj detyroi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha të përjashtojë ish-liderin Berisha. Pikërisht për këtë temë analisti Mustafa Nano, gjatë një interviste televizive, u shpreh se dosja ndoshta nuk ekziston më për shkak se mund të jetë dekonspiruar nga Berisha. Por, Nano shtoi se beson që dosja mund të jetë e vërtetë dhe këtë e shpjegon me faktin që Basha nuk ka shkuar në Amerikë 3-4 vitet e fundit.

Intervista:

Zoti Nano, sot pritej qe Partia Demokratike te dorezonte padine per zonjen Evi Kokalari, e cila risolli ne vemendje akuzat per lobimin rus. Por ne momentet qe po flasim kjo nuk ka ndodhur. Besoni dhe ju qe zoti Basha eshte peng i kesaj dosje? Nano: Nuk besoj që është peng sepse dosja ndoshta nuk ekziston më tani, besoj e ka dekonspiruar Berisha. E besoj që është e vërtetë ,sepse Basha nuk ka shkuar në Amerikë 3-4 vitet e fundit. Lideri i opozitës do duhej të shkonte, të paktën një herë në gjatë muaj dhe kjo tregon se ka pasur një problem, por nuk besoj se dosja ekziston më. Është mister.

Katër foltoret e para të zotit Berisha çfarë kanë treguar, e ka ai nën kontroll bazën? Nano: Ne e kemi ditur që Berisha e ka nën kontroll bazën para se ai të niste, “foltoren” ajo është e Berishës. Sfida ka kohë që ka filluar dhe askush nuk thotë asgjë kundër Berishë, janë njerëz që duan ta mundin Berishën, duke e poetizuar dhe duke e konsideruar legjendë. Është Parti e Berishës. Në këtë moment që Berisha ka dalë në skenë dhe po bën sfidë kundër Bashës, ai këto njerëz i ka humbur. Bashës do t’i mbeten njerëz që gjuajnë pushtetin. Nuk besoj se Berisha mund t’i marrë Partinë Bashës, por mbetet për t’u parë se si do të ndahet.

Foltorja e pestë është në Shkodër, e ashtuquajtur si bastion i opozitës. Një mbështetje e madhe në Shkodër mund të ishte një sinjal për Lulzim Bashën. Shihni shenja se ai mund të tërhiqet? Nano: Në Shkodër nuk ka për të ndodhur ndonjë gjë ndryshe nga ajo që ndodhi në Durrës apo Elbasan. Po ta vësh re mblidhen burra në takimet e tij dhe përshkrimi i tyre është që bëjnë si të fortë dhe janë njerëz që e gëlltisin gjuhën e Berishës. Besoj që PD do ndahet, sepse Basha nuk do ta mbledhë kuvendin dhe çështja do përfundojë në gjykatë. Nuk besoj që mund ta marrë me forcë dhe një alternativë është krijimi i një Partie tjetër dhe kjo është një nga finalet.

Inaktiv në këtë periudhë është Presidenti Meta. Të gjithë po pyesin ku është Presidenti, heshtje që duhet thënë se ka nisur pas shpalljes së zotit Berisha non grata? Nano: Në të vërtetë heshtja e Metës është e hershme që pas rezultatit të zgjedhjeve, ka marrë një pozicion presidencial, por kuptohet që është solidar në atë që po bën, e mbështet Berishën.

Zjarr Tv Ad