Mustafa Nano: Edi Rama është njeriu më i pushtetshëm, që mund të bëjë çfarë të dojë/ Sapo mori mandatin e tretë, flet për të katërtin, kjo mua më kall datën, ma heq petllën…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mustafa Nano, ka komentuar qeverinë e re të kryeministrit Rama. Ai e cilësoi Ramën si njeriun më të pushtetshëm të momentit, i cili me fuqinë që ka mund të bëjë çfarë të dojë.

Ndër të tjera, Nano theksoi se nga kjo qeveri e re pritet një vijimësi, ku vazhdojnë të njëjtët njerëz. Ai shprehet se ndjehet i zhgënjyer nga kryeministri i cili teksa ka siguruar mandatin e tretë, nuk flet për qeverisje por për një mandat të katërt.

“Nuk besoj se do kemi ndonjë qeverisje më të mirë në këtë mandat të tretë, sepse nuk ka ndodhur ndonjë gjë ndryshe, duket si një vijimësi, duket sikur nuk ka pas zgjedhje, vazhdojnë të njëjtën njerëz. Besoj se Rama është njeriu më i fuqishëm. Ai ka pas mundësi ta shpik veten, por nuk e ka bërë. Sepse ai me kaq pushtet sa ka mund të bëjë çfarë të dojë.

Ai ka preferuar të qeverisë vendin me të njëjtit njerëz me të njëjtën frymë. Ai ecën sipas rrethanave mund ta flakë një person si një bisht cigare, por mund ta mbajë dhe aty për një mijë vjet. Po të ketë rrethana të tjera e flak. Gjithsesi mbetem pak i zhgënjyer nga Rama sepse ai sa mori mandatin e tretë flet për mandatin e katërt, kjo mua më kall datën ma heq petllën. Ai nuk mendon për qeverisjen, por mendon për mandatin e katërt dhe kjo mua nuk më pëlqen.”, – tha Nano.

Zjarr Tv Ad