Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti Mustafa Nano, është pyetur nëse do kemi një formulë të re nëse ish-kryeministri Sali Berisha, del nga skema ashtu siç po përpiqen, sqaroi se nëse kjo ndodh, largimi i tij do prodhojë një lloj tërmeti, por pasojat nuk kanë të bëjnë me një largim të Ramës.
Sipas tij, Rama do të largohet vetë kur të vendosë vetë.
“Nëqoftëse Berisha del krejt nga skema mund të ndodhin skema, por jo rënia e Ramës sepse ajo varet nga vetë Rama. Mendoj se Rama do iki nga politika, kur do vetë. Largimi i Berishës si personazh 30-vjeçar, vetvetiu do prodhoj një lloj tërmeti dhe se cilat do jenë pasojat jam kureshtar ta di, por nuk ka të bëjë me largimin e Ramës”, tha Nano.