Mustafa Nano: Përjashtimi i Berishës, është veprimi më i poshtër i tij/ Respekti im për Bashën nën zero, është lideri më i dobët në 30 vite në politikën shqiptare…

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mustafa Nano, gjatë një insterviste televizive, është shprehur se; Basha vendimin për Berishën, e ka marrë me qëllimin që do ja miratojë dikush.

Gjithashtu, Nano tha se Basha mori një vendim që, për herë të parë u kuptua që ky nuk është një kryetar i vërtetë. Basha e ka përjashtuar Berishën, edhe pse ka pasur një urdhër, sepse po ta linte në dorë të forumit Berisha nuk do përjashtohej.

Ndër të tjera, analisti u shpreh se Berisha ka bërë rezistencë, ndërsa Basha nuk ka bërë rezistencë.

Sipas Nanos, Rama ka fituar sepse Opozita është e dobët, Basha është i dobët lideri më i dobët që ka pjellë politika shqiptare, në 30 vitet e fundit, e nëse kam pasur pak respekt për Bashën para këtij vendimi, tani nuk e kam më këtë respekt.

Basha me këtë veprim që ka bërë, unë mund të them se ka bërë veprimin më të poshtër, sepse është promovuar nga Berisha, kështu u shpreh Nano në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad