Analisti Besnik Mustafaj komentoi fjalimin e fortë të kryeministrit Edi Rama në Këshillin Europian, ku prezantoi rezolutën kundër raportit të Dick Marty për krimet e supozuara të luftës në Kosovë. Rama tha se sot pas më shumë se 20 vitesh, nuk ka ende asnjë provë për trafik organesh të realizuar nga shqiptarët.
Teksa sulmoi ish-prokuroren Karla Del Ponte, Rama u shpreh se krerët e UÇK-së janë burgosur mbi akuza të pabaza. Fjalimi i kryeministrit Rama ngjalli jo pak reagime në Kosovë, Serbi dhe më gjerë.
Por sipas Mustafajt, fjalimi i Ramës ishte jashtë kontekstit, i gjatë dhe mjaft konfuz.
Mustafaj tha se me një fjalim të tillë, kreu i qeverisë shqiptare e dështoi pasi nuk propozoi asgjë.
“Një në dy deputetë, ia kujtuan se ne nuk jemi prokurorë. U kuptua qartë që ai e kishte humbur shënjestrën. Për mua ishte një dështim dhe më erdhi shumë keq. Hyrja e shton konfuzionin e fjalës së autorit. Dhe pastaj propozues, nuk propozoi asgjë. Ajo, e vërteta dhe vlerësimi i kryeministrit duhej thënë me një paragraf me 3-4 fjali, nuk bëhet letërsi aty. Ka qenë në rendin e ditës, kjo është një punë e negociueshme që në fillim të shtatorit dhe në fund të sesionit të kaluar. Pra është e negociuar, prandaj është në rendin e ditës. Draf-rezoluta duhet të ishte në përmbajtje, mua më thotë se Rama nuk e pyet trupin diplomatik, e trajton si të padobishëm.
“Open Balkan” është bërë një problem europian, se një deputet europian ia kujtoi. Tani, nëse kryeministri ynë do të kishte edukatën për të qenë i denjë do ia shpjegonte se çfarë është “Open Balkan”, çfarë ishte ajo, ky. E akuzoi për mashtrim se plani ishte serb. Sepse në fjalimin e tij ai e paraqiti këtë raport si produkt të rusëve. E tha disa herë se prapa atij raporti qëndron Rusia dhe ai i tha që pas raportit qëndron Asambleja Parlamentare”, u shpreh Mustafaj në Abc News.