Mustafaj: Të mbushen sheshet e protestës

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka analizuar situatën politike në vend teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”. Ai u ndal tek protesta e opozitës së bashkuar, e cila është parashikuar me 16 mars, ndërsa për Mustafajn është jetike në demokraci mbushja e rrugëve me njerëz që kërkojnë përmirësimin e sjelljeve të një qeverie. Analisti pohoi se kryeministri Edi Rama nuk arrin të lexojë pakënaqësitë e qytetarëve dhe kjo në pikëpamjen e Mustafajt është e rrezikshme për një sistem demokratik.

“Duhet mbajtur fryma e protestës dhe kjo mbahet përmes rrugës dhe jo ligjërimit. Unë nuk jam ithtar i dhunës. Protestat duhet të jenë demokratike deri në fund. Masiviteti i tyre është presioni që duhet ti behët deri në fund

Rama është një politikan që nuk lexon pakënaqësitë e popullit, pakënaqësitë e politikës dhe opozitës. Në demokraci, mbushja e rrugës është sinjal që duhet të ndryshohet qeveria dhe sjellja”, tha Mustafaj.

Gjithashtu ai komentoi edhe gabimet e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qasjen dhe marrëdhënien që ka mbajtur me shoqërinë civile në vend.

“Basha ka filluar që në 2015, një hapje ndaj shoqërisë civile dhe një tentativë për të vendosur  urë lidhëse me shoqërinë civile nga fusha të ndryshme, e gjerë tek analistët e mediave shqiptare. E keqja e Bashës, ka qenë se ka shkuar në këto takime dhe ka qenë i relaksuar nuk ka mbajtur shënime dhe nuk i ka analizuar konkluzionet.

Në përgjithësi në një sistem demokratike dhe opozita ka dy elementë që e përbëjnë atë. Është elementi aritmetik, nëpërmjet numrave dhe në aspektin moral. Në rastin konkret kur opozita ishte numerikisht ishte e pamundur të ndikojë në ligjvënien dhe në drejtimin e vendit. Këta që po shkojnë nuk kanë anën morale, shkojnë për të qenë  numra dhe nuk përfaqësojnë interesin e elektoratit. Mua nuk më përfaqësojnë ata. Këta nuk janë moralisht legjitim”, shtoi ai.

Ish-diplomati, Benik Mustafaj u ndal tek vajza e Azem  Hajdarit, e cila nuk shkoi në një linjën me PD-në për të djegur mandatin e deputetes.

“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën, është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Mbiemri Hajdari është shumë i rëndësishëm. Hajdari është në momentit  dhe në moshën që i lejohen gabimet dhe ato janë elementë të mësimit.

Edi Rama nuk ka treguar dhe nuk po tregon që është një burrë shteti. Unë besoj se Edi Rama e keqkupton edhe atë që e quani ju “mbështetjen e ndërkombëtarëve”. Evolucioni i ndërkombëtarëve është i pritshëm. Opozita ka shkuar aq larg sa nuk mund të ketë kthim pas. Unë nuk e kuptoj se pse i kërkojnë kthim pas Bashës.  Edi Rama ka një natyrë shumë bizantinë dhe ai do të gjejë kandidatë të pavarur nga opozita dhe do të krijojë një konfiguarcion shumëngjyrësh dhe kjo nuk do më çudiste shumë nëse do ta bënte Edi Rama”, përfundoi ai.

 

Zjarr Tv Ad