Muxhahedinët sulmojnë Panairin e Librit Durrës, i cilësojnë ‘terroriste’ disa botime

0
777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panairi i Librit në Durrës është çelur me protestë nga ana e muxhahedinëve të MEK. Këta të fundit kanë sulmuar njërën nga tendat, pasi i konsiderojnë botimet e disa librave si terroriste. Muxhahedinët i kanë hedhur librat në tokë, duke tentuar edhe përleshje fizike.

Është çelur mbrëmjen e së mërkurës Panairi I librit në Durrës, ku është shënuar edhe një incident. Muxhahedinët e MEK  kanë protestuar përpara një tende, me pretendimin se ata janë terroristë dhe agjentë të regjimit iranian, duke  kërkuar largimin e tyre. Muxhahedinët rrëzuan librat si edhe tentuan përleshje fizike, por u ndaluan nga policia.

Librat që muxhahedinët kundërshtojnë janë Kurani, Qerbelaja e Naim Frashërit, Dëshmitë e ish-muxhahedinëve mbi terrorizmin muxhahedin, Rubairat e Omar Khajamit dhe Antologjia e poezisë perse. Ndërkohë, përtej incidentit, shumë vizitorë u drejtuan tek tendat, ku shtëpitë botuese sollën për lexuesit dhjetëra tituj të letërsisë për të rritur dhe fëmijë.

Panairi i Librit do të presë çdo mbrëmje në shëtitoren “Taulantia” ,vizitorët të cilët dëshirojnë të njihen me titujt e rinj, por jo vetëm, deri në datën 21 gusht. Të pranishëm në çeljen e panairit ishin edhe ministrja e Kulturës,  Elva Margariti; kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe Kryetari i shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.

Burimi: Syri.net

Zjarr Tv Ad