Myftaraj debaton keq me Kujtim Gjuzin dhe ia plas në sy: More paratë e tërmetit nga Ahmetaj për shkarkimin e Metës…

0
468
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat ka shpërthyer mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe Kastriot Myftarajt, lidhur me mos shkuarit në SHBA dhe shkarkimin e Presidenti Meta. I ftuar në “PolitikOn”, Myftaraj ka akuzuar Gjuzin se ka marrë para nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ndërsa deputeti është përgjigjur shkurt: Mirë ia bëmë! 

BISEDA NË STUDIO: 

Kastriot Myftaraj: Edhe ti Kujtim nuk shkon në Amerikë, nuk e kalon Atlantikun.

Kujtim Gjuzi: Me ngadalë.

Kastriot Myftaraj: Si fakt them unë.

Kujtim Gjuzi: Verifikoje kur të kesh dëshirë dhe pasion.

Kastriot Myftaraj: Ti pasaportën e ke pa vizë amerikane!

Kujtim Gjuzi: Unë jam anëtar i konferencës së Vjenës. Unë nuk jam spiun sigurimi. Më kanë akuzuar edhe se nuk kam shkollë të mesme, por ja ku i kam diplomat. Ke qenë anëtarë i Gjykatës në kohën e diktaturës.

Kastriot Myftaraj: Unë kam qenë 24 vjeç në kohën e diktaturës. Ke vizë amerikane? Sa para keni marrë për votën kundër Ilir Metës, se akuzohet se keni marrë 500 mijë euro. Do t’ua jepte Arben Ahmetaj. Keni marrë paratë e shtëpive të tërmetit, 10 shtëpi keni futur në xhep. Ahmetaj kishte çanta me para.

Kujtim Gjuzi: Mirë ia bëmë!

Zjarr Tv Ad