Myftaraj: Lulzim Basha ka qenë përkthyesi i librit antiamerikan të Mero Bazes

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kastriot Myftaraj

Lulzim Basha ka qenë përkthyesi në anglisht i librit antiamerikan të Mero Bazes “Realitete shqiptaro-amerikane” dhe këtu e ka pikënisjen mbështetja e Berishës për të.

Në vitin 1997, kur Sali Berisha kishte pasur një konflikt me SHBA, Mero Baze botoi librin proberishian, antiamerikan “Realitete shqiptaro-amerikane”. Këtë libër të vetin Meroja sot do ta quante padyshim libër antiamerikan, sipas qëndrimit që mban sot.

Libri i Meros u përkthye dhe u botua edhe në anglisht nga shtëpia botuese “Koha” e Tiranës, që e botoi atë në shqip.

Unë e kam librin edhe në shqip, edhe në anglisht. Kur më ra në dorë libri në anglisht më bënë përshtypje dy gjëra, cilësia e ulët e përkthimit dhe mungesa e emrit të përkthyesit në libër.

E kam pyetur botuesin, profesor Enver Bytyçin, me të cilin kam pasur bashkëpunim dikur në kohën që botonte revistën “Koha” dhe ai në mirëbesim më pati thënë se përkthyesi është një shqiptar që studion në Holandë dhe quhet Lulzim Basha. Ai u ofrua ta përkthente librin pa pagesë kështu që nuk mund të diskutoja për cilësinë e tij, më tha botuesi.

Sigurisht që Basha e ka përmirësuar më vonë anglishten e vet, ose ndoshta nuk është lodhur shumë me përkthimin, por këto pak rëndësi kanë.

Kur e pyeta profesor Bytyçin se cili e kishte gjetur këtë përkthyes, më tha se e kishte gjetur Meroja. E pret Meron në banesën e tij në Holandë ku jeton bashkë me të fejuarën nga Tirana, më tha në atë kohë profesor Bytyçi.

Emrin e përkthyesit e mbajta shënim për kureshtje dhe ky emër m’ u shfaq disa vjet më vonë kur Sali Berisha krijoi KOP-in para zgjedhjeve të vitit 2005.

Në kohën kur u krijua KOP-i, unë prej kohësh botoja rregullisht artikuj thuajse cdo ditë në gazetën “Tema” të Mero Bazes. KOP-i u krijua në janar 2005. Unë Bashën e kam takuar për herë të parë dhe të vetme në zyrën e Meros në tetor 2004 dhe ma ka prezantuar si yllin e ri politik në ngjitje të PD-së. Në atë kohë mendova se ky ishte një kompliment në formë shakaje, por pak më pas vura re se Mero Bazja u bë promovuesi entuziast i Lulzim Bashës në gazetën e tij. Më pas kur Meroja u grind me Berishën, u prish dhe me Bashën. Tani Meroja është rikthyer në miqësinë e vjetër me Bashën.

Në dijeninë time ambasada amerikane në Tiranë është interesuar të mësojë se kush ka qenë përkthyesi në anglisht i librit. Nuk e di nëse Meroja e ka shitur Bashën, apo ia ka lënë përgjegjësinë botuesit dhe Berishës. Botuesi i librit, profesor Bytyçi është gjallë e shëndoshë edhe sot dhe mund të flasë vetë nëse dëshiron. Gjithsesi, disa gjëra është mirë që të thuhen sot dhe të mos mbahen të fshehura.

Mero Baze kur u grind me Berishën ka përsëritur pafundësisht se Bashën e solli në PD vajza e Sali Berishës, Argita e cila e kishte njohur Bashën kur punonin së bashku në Kosovë.

Por Meroja me këtë ka dashur të bëjë alibinë e tij. Meroja e di mirë se Berisha nuk i ngre njerëzit në karrierë aq lart sa Bashën, pa dhënë ata një provë të fortë besnikërie ndaj tij. Dhe përkthimi i librit të Mero Bazes ishte një provë e tillë për Berishën. Sali Berisha sigurisht që e ka pyetur vajzën e tij për Bashën, por ky i fundit erdhi nga tjetër linjë në zyrën e Berishës. Dhe historia sesi ndodhi kjo gjë nuk i pëlqen të tregohet Meros.

Zjarr Tv Ad