Myftiu i Shkodrës, thirrje diplomacisë: Kthejini fëmijët nga Siria, nuk kanë faj për gabimet e prindërve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë, të luajë një rol vendimtar për të kthyer nga Siria familjet e shqiptarëve të gënjyer nga propaganda false, nga ai “zullum i madh” siç e ka konsideruar.

Sytari ka reaguar me forcë pas rastit aq prekës të vogëlushit Alvin Berisha, 10 vjeç, mbetur jetim në kampet e Sirisë ku mbahen familjet e xhihadistëve.

“Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false e atyre ditëve, të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre, sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve.

Normalisht, diplomacia, me të gjitha format, duhet të interesohet dhe të luajë një rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një fëmije dhe çdo fëmije, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë dhe ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tona dhe nuk tërhiqemi as nuk e ndryshojmë thirrjen tonë për asnjë arsye, sepse është një thirrje e drejtë.

Ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh, të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë,” nënvizon Sytari.

Zjarr Tv Ad