Mynyr Koni i ashpër me Ramën: Je frikacak! Njerëzit e tu e kanë sjellë këtë situatë

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rektori i Universitetit të Tiranës i është përgjigjur akuzave të bëra të enjten nga Kryeministri Edi Rama. Në deklaratë për mediat, Mynyr Koni thotë se kalimi i fajit tek rektorët dhe dekanët nuk tregon që tjetër, veç faktit se kryeministri ka frikë.

“Në asnjë ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës nuk jam “arratisur” nga përgjegjësia, por përkundrazi. Në mënyrë të vazhdueshme, kam paraqitur problematikat (që Ju vetëm tani po i pranoni se ekzistojnë) në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe Ju. Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015”, thekson rektori i Universitetit të Tiranës.

Sipas tij edhe çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve nuk e ka kërkuar Senati Akademik i UT. Mynyr Koni pranon konfliktin me 4 dekanë dhe fajin sipas tij për këtë e ka Dhori Kule.

“Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar. Në Universitetin e Tiranës në asnjë rast nuk ka patur bllokim, sikurse mundoheni ta paraqesni Ju, në mënyrë që të justifikoni dhe të shtrembëroni arsyet e vërteta të protestës së studentëve. Ju po deklaroni sot, se duhet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Administrimit, kurse unë, në mënyrë të vazhdueshme i kam kërkuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e nevojshme për çfarë Ju keni konstatuar sot, si një dështim të funksionimit edhe të Bordit të Aministrimit të Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës. Në fakt arsyeja që unë luftohem është pikërisht njohja shumë e mirë e ligjit të arsimit të lartë, dhe jo vetëm, është përgjegjshmëria e lartë dhe përkushtimi në punë që më karakterizon, dhe mosbërja palë në interesa të caktuara”.

Zjarr Tv Ad