Ish-deputeti Myslim Murrizi reagon pas deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila i drejtoi disa pyetje kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë të shpallur “non-grata”, për zgjedhjet e 6 marsit.
Murrizi thotë se retorika e ambasadores Kim është me nocion bolshevik dhe mentalitet padrino-diktatorial. Sipas tij, kryebashkiakët nuk duhet të kenë “padrino”, ndërsa nga SHBA nuk presin asgjë.
Reagimi i plotë i Murrizit:
Ne çdo fushate elektorale, gjithkush qe ka te drejte vote eshte i lire te bej fushate, te mbeshtes, te loboj dhe te votoj per cilindo kanidat qe ai mendon, beson apo deshiron
Ky eshte rregull dhe parim baze i çdo shoqerie jo diktatoriale, pamvarsisht nese eshte apo jo shoqeri plotesisht demokratike
U habita shume me pyetjet retorike me nocion bolshevik dhe mentalitet padrino-diktatorial te ambasadores Kim per 6 kanidatet per kryetar bashkie nga 18 te tille qe garojne per zgjedhjet e pjeseshme lokale te 6 marsit
Ajo qe me rrevoltoi pa mase ishte pyetja retorike
KUSH DO JU ZOTEROJ NESE FITONI????
ÇFARE DUHET TE PRESIN SHQIPTARET???
DHE ÇFARE DUHET TE PRESIN SHBA-TE?????
Kryetaret e bashkive nuk duhet te kene as tutor, as padrino, as kapo, as pronar, dhe as shef mbi koke, por duhet te jene sherbetore te Qytetareve te Tyre dhe zbatues korrekt te ligjeve te Shtetit Shqiptare Nje kryetar bashkie qe ka tutor mbi koke nuk i hyn ne pune as dreqit e jo me Qytetareve