Myslimanët kremtojnë sonte Natën e Mirë të Mevludit, ditëlindjen e Profetit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sonte bota islame do të shënojë Natën e Mirë të Mevludit që është ditëlindja e Profetit Muhamed. Nata e Mirë e Mevludit që kremtohet me rastin e lindjes së Profetit Muhamed në ditën e 12-të të muajit Rebiulevvel të kalendarit hënor, është njëra prej netëve më të rëndësishme të botës islame.

Fjala mevlud, që sipas fjalorit do të thotë “vendi dhe koha e lindjes”, në kulturën islame përdoret për të shprehur lindjen e Profetit Muhamed (a.s.) në veçanti dhe ceremonitë dhe veprat e shkruara në lidhje me këtë në përgjithësi, njoftoi TRT.

12 Rabiul Evvel, 571 – Lindja e Profetit Muhamed

Dorian Demetja, Drejtor i Kulturës dhe Arsimit në KMSH tha se “Lindja e Profetit Muhamed ishte shpëtim për mbarë njerëzimin. Ai profet gjeti para vetes sundimtarë që krijesat e Zotit i kishin bërë shërbëtorë dhe skllevër, pa gëzuar asnjë të drejtë njerëzore. Ai erdhi në një kohë kur morali kishte rënë përtokë, luftërat dhe konfliktet ishin përhapur tej mase, i forti mundte të dobëtin, i pasuri shfrytëzonte të varfrin, pra me një fjalë nuk ekzistonte asgjë njerëzore dhe asnjë ndjenjë shpirtërore.”

Zjarr Tv Ad