Mziu kërkon heqjen e qendrave të votimit dhe listave të zgjedhësve nga shkollat

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka kërkuar largimin e qendrave të votimit nga shkollat e Kamzës si dhe heqjen e listave të afishura të zgjedhësve, pas hyrjes në fuqi të Dekretit të Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Bashkia e kamzës njoftoi se “pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, nisi punën për zbatimin e dekretit të Presidentit.

Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar KQZ-së,  kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.27 në shkollën “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28 në shkollën “Isa Buletini” në Paskuqan, bashkia Kamëz.

Gjithashtu në shkresë, kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private nëse janë afishuar.”

Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e fundit vendore të 2015, me të besuarin e saj, Z.Xhelal Mziu, për drejtimin e Bashkisë Kamëz.

 

Zjarr Tv Ad