“Na duan vetëm për vota”, romët nuk marrin dëmshpërblim për përmbytjet: Mbledhim kanaçe për të jetuar

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 200 familje në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në rrethin e Beratit nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e tokave të tyre bujqësore edhe pse janë përmbytur mbi pesë herë brenda një harku kohor prej tre vitesh.

Fshati Moravë përbëhet përgjithësisht nga popullsi rome dhe tokat e tyre janë shumë pranë rrjedhës së lumit Osum. Kjo i bën këto toka të rrezikuara nga përmbytjet, për shkak edhe të mungesës së argjinaturës, kanaleve parësore apo pritave.

Me dhjetëra hektarë tokë të mbjellë me perimet e stinës apo drithëra i ka marrë lumi çdo vit dhe kjo ka bërë që shumica e banorëve të mos i mbjellin më nga frika, ndërsa ata pak banorë që i kanë mbjellë këtë vit lusin mos të bjerë shi. Banorët e komunitetit romë shprehen se, ata janë përmbytur me dhjetëra herë dhe në çdo përmbytje punonjësit e emergjencave civile kanë shkruar vetëm proçesverbale por asnjëri nga Romët nuk ka marrë dëmshpërblim.

Familjet Rome pohojnë se, toka dhe të mbjellat janë e vetmja mënyrë jetese për ta, por edhe këto toka kanë dy vjet që nuk i mbjellin më nga frika e përmbytjeve. “Pas përmbytjeve që na kanë shkaktuar mjaft dëme ekonomike, ne jemi detyruar të mbledhim kanaçe e plastikë për të jetuar e për të ushqyer fëmijët pasi askush nuk i kthen sytë nga komuniteti jonë, për ne kujtohen vetëm kur ka votime”-,shprehen banorët për Fax News. Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit që të marrin dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe jo premtimet, pasi çdo vit të mbjellat e tyre i ka marrë lumi.

Megjithëse nuk janë të sigurt nëse do të ketë rreshje apo prurje nga lumi Osum, ka edhe nga ata banorë që sërisht vazhdojnë të punojnë tokat e tyre duke u lutur mos ketë përmbytje këtë vit.

Zjarr Tv Ad