“Na duhet një kryeministër normal”, Meta i përgjigjet deklaratës së Ramës: Mua më zgjodhën vetë socialistët! I uroj suksese këtij kryeministri super normal

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për deklaratën e këtij të fundit në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PS-së, i cili tha se tashmë është koha për të zgjedhur një President normal për vendin.

Meta u shpreh në “Quo Vadis” se edhe ai është një President i zgjedhur nga socialistët, por me ironi tha se i uron suksese këtij kryeministri super normal që po tenton t’i rrisë dinjitetin institucionit të Presidencës.

“Unë nga socialistët jam propozuar dhe ka qenë vetoja e tij që unë të bëhesha President. Ai e tha që nuk mund të gjente dot një president më të mirë se Ilir Meta. Unë e kam thënë që do të mbaj gjithmonë anën e dmokracisë.

I uroj suksese në këto pëprjekje që po bën për t’i rritur dinjitetin Parlamentit, bashkive, drejtësisë dhe tani edhe Presidencës, sidomos pas zgjedhjeve të 25 prillit”, tha Meta.

Si ndiheni kur kryeministri deklaron që “na duhet një njeri normal në krye të Presidencës”?

Meta: Kur e deklaron një kryeministër super normal ndjehesh shumë mirë.

Zjarr Tv Ad