“Na gjen dot ca njerëz për Lul Bashën? S’ka rëndësi a janë demokratë”, ky është mesazhi për të siguruar pjesëmarrjen në Kuvendin e ditës së nesërme

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti demokrat Gent Strazimiri ka publikuar në rrjetin e tij social disa mesazhe ku shihet qartë sesi po veprohet për të siguruar një pjesëmarrje sa më të lartë në Kuvendin e PD të thirrur nga Basha në datën 18 dhjetor.

Në mesazhet e publikuara, njëri prej personave kërkon që të arrijnë të sigurohen të paktën 5 të tjerë që të marrin pjesë në kuvendin e Bashës pa pasur rëndësi nëse ishin anëtarë të PD apo jo. Në mbishkrimin bashkangjitur fotos, Strazimiri ka bërë thirrje që të nesërmen demokratët të votojnë në referendumin që pritet të mbahet për shkakrimin e Bashës.

Postimi i Plotë nga ish deputeti demokrat, Gent Strazimiri:

Bëjmë dot ca persona në mbështetje të Lul Bashës?

– Të PD apo në përgjithësi?

– Përgjithësi, s’ka problem, s’na prish punë të jenë të PD apo jo…” Këta e dinë PD – në show televiziv, bravë dere, dhe pëlqime të blera në facebook, ndërsa Kuvendin e PD aheng synetlliku … Demokratë, Me 18 dhjetor në referendum, dilni dhe tregoini se ç’është Partia Demokratike, ç’janë njerëzit e saj dhe pse janë të pathyeshëm si nevoja për LIRI!

Zjarr Tv Ad