‘Na jep fotot’/ Truprojat e Romës dhunojnë dy gazetarë, po ‘spiunonin’ darkën ku ekipi po diskutonte finalen e Tiranës

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ekipi i Romës po bëhet bashkë në prag të finales së madhe që do e luajnë në Tiranë kundër holandezëve të Feynoordit, lojtarët e klubit verdh e kuq u takuan në një restorant në qendër në ‘Piazza de ‘Ricci’. Entuziazmi në skuadër është i madh.

‘Corriere Dello Sport’ përshkruan disa nga zhvillimet më të fundit në skuadër edhe jashtë fushës stërvitore. Mancini, mbrojtësi i Romës lejoi gazetarët e pranishëm që të fotografonin tavolinën dhe më pas tha:

“Tani mund të vazhdojmë darkën familjare, sepse kjo është familja ime e dytë”.

Disa gazetarë e ndoqën ngjarjen, por jo të gjithë lojtarëve u pëlqeu. Dy gazetarë, njëri i “Il Messaggero dhe tjetri i Il Tempo”, kishin hipur në një banesë sipër restorantit ku ndodheshin lojtarët e Romës për t’i bërë fotografi kësaj darke.

Menjëherë kanë ndërhyrë truproja duket goditur me shuplakë gazetarët dhe duke i grisur këmishën. Për shumë prej lojtarëve të grupit aktual, finalja e Tiranës do të jetë e para në karrierën e tyre dhe ky është një moment i papërsëritshëm në historinë e klubit roman.

Zjarr Tv Ad