Na ka ndodhur që të shohim futbollistë të ndryshëm q të refuzojnë zëvendësimin dhe rasti që të vjen direkt në mendje është ai i portieri të Çelsit, Kepa Arizabalaga, i cili refuzoi të largohej nga fusha e lojës edhe pse Sarri ia kërkonte diçka të tillë në një ndeshje kundër Sitit. Një situatë e njëjtë ka ndodhur edhe në kampionatin rus, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Zenitit Shën Petersburg dhe Arsenal tula. LEXO EDHE: VIDEO/ Të papërmbajtshëm futbollistët e Real Madrid, tre gola në një pjesë loje Në minutën e 75’ të ndeshjes trajneri i Zenitit i kishte kërkuar sulmuesit iranian Serdar Azmoun, të largohej nga fusha e lojës për t’i lënë vendin një lojtari tjetër. Por 24-vjeçari kishte refuzuar të largohej, duke kthyer kokën nga krahu tjetër edhe pse arbitri i bënte me shenjë të largohej. Në këto momente sulmuesi tjetër i Zenitit, Artem Dzjuba, i mërzitur nga veprimi i shokut të tij të skuadrës, e merr atë me zor dhe e largon nga fusha e lojës. Për më shumë shikoni videon: Russian Football News @RusFootballNews Sardar Azmoun did not want to come off the pitch when subbed today – teammate Artem Dzyuba stepped in to stop him getting in any trouble and give him a helping hand! @fczenit_en 😂 Embedded video 760 8:55 PM – Sep 13, 2019 Twitter Ads info and privacy

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpeshherë gjatë sezoneve turistike, fluksit të udhëtarëve nga jashtë dhe brenda vendit, qytetarët shqiptarë dhe turistët nuk kanë qënë plotësisht të vetëdijshëm për kufirin e pataksueshëm të bagazheve që kanë me vete.

Sipas Doganës shqiptare, udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata.

Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar

Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar

Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro

Gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare. Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Kujdes!

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Zjarr Tv Ad