“Na kanë ngritur kurth por ne do e fitojmë mandatin e katërt”, Balla zbulon 5 sfidat: Nga ulja në tavolinë me tre grupet e opozitës te…

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, ka mbajtur fjalën e tij në Kongresin e PS-së, ku ka renditur dhe 5 sfidat më emergjente sipas tij.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Të nderuar delegatë,

Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ngjarje e rëndëssishme në jetën politike të vendit. Edhe sot ia dolëm ta bëjmë Kongresin një ngjarje të rëndësishme dhe të vendosim një standard të ri, duke filluar një etapë të re tonën në marrëdhënie me shoqërinë shqiptare.

Deri më sot Kongreset e partive ishin dicka e konsideruar “punë e brendshme” e partive, ndërsa Kongresi ynë i sotem në pjesën e tij të parë ishte I qytetarëve, I fermerëve, I pensionistëve, I të rinjve, I bizneseve të vogla, I të gjithëI shqiptarëve.

Përgëzime të gjithë organizatorëve të paneleve dhe mirënjohje të gjithë atyre që morën pjesë me diskutimet, sugjerimet, vërejtjet, propozimet. Asgjë nuk mbeti pa u dëgjuar e pa u mbajtur shënim, e për tu patur në vëmendje.

Kongresi erdhi në përmbyllje të Këshillimit Kombëtar, i cili shënoi edhe përfshirjen e parë dhe më të madhe e të drejtpërdrejtë të qytetarëve në politikëbërje, në këto 30 vite. Pjesëmarrja e shqiptarëve është Rezultati më pozitiv i Këshillimit, ku më shumë se 500 mijë qytetarë kanë dhënë përgjigjet e tyre.

Ky është një proces që do të kthehet në traditë dhe do të jetë një proces që ngre në nivel tjetër marrëdhëniet politike në Shqipëri, në nivelin qytetar dhe për marrëdhëniet e qytetarëve me politikën. Për mua si Kryetar i Grupit, ndihem i qetë sespse asnjë prej pyetjeve apo nismave të pyetësorit nuk kërkon ndryshime kushtetuese.

Pas këtij procesi, detyra e qeverisë është t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë, që opinionet e tyre të kthehen në plane konkrete zbatimi. Jam ndjerë i surprizuar pozitivisht lidhur me përgjigjet për pyetjen e 11 atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe lidhja me Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në një shumicë dy të tretat janë shprehur pozitivisht.

Ne nuk e humbim besimin sepse reformat që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, i shërbejnë Shqipërisë. Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Pa dyshim, mbetet përpara ende një rrugë e gjatë që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian.

Pyetja që shtrohet është se si e sheh seicili prej nesh rolin dhe detyrën e vet në këtë proces dhe në përmirësimin, përshpejtimin e ecjes në këtë drejtim. Si Kryetar i Grupit dua të ndalem në sfidat që Kuvendi I Shqipërisë dhe Grupi ynë Parlamentar ka sot përballë.

Dua ta them sot se ne duhet të ndërmarrim në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht bashkë me opozitën, një reformë të thellë për përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ. Përfaqësimi është një proces dhe për këtë nuk mund të realizohet vetëm në momentin e zgjedhjeve politike, por ai duhet të ketë një vazhdimësi përgjatë gjithë legjislaturës.

Hapja reale e Kuvendit për publikun, në të gjitha format e tij, është i domosdoshme. Për këtë qëllim duhet të angazhohemi për të marrë një sërë masash ndërveprimi me publikun. Pjesëmarrja e publikut në procesin legjislativ dhe në vendimmarrje është elementi thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe cilësisht demokratik.

Zhvillimi teknologjisë së Informacionit ka mekanizmat e nevojshëm dhe zgjidhjet për ti ofruar mundësinë publikut/ qytetarëve, që të shndërrohen në pjesëmarrës aktivë të zhvillimit në komunitetin ku bëjnë pjesë dhe në ofrues të përmirësimit të politikave në shërbim të tyre.

Jemi të ndërgjegjshëm se vetëm kaq nuk mjafton për të bërë të mundur rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin ligj-bërës, pasi mbi të gjitha, ky proces i vazhdueshëm kërkon vullnet dhe Ne e kemi vullnetin për ta ndryshuar qasjen. Në fakt kjo sfidë eshtë shumë më e gjërë se kaq dhe pas këtij Kongresi, ne të vazhdojmë ta elaborojmë. Sepse ajo duhet trajtuar edhe në kuadër të një REFORME MË TË THELLË, që mund të përmirësojë apo ndryshojë thellësisht shumë aspekte.

Sfida jonë e dytë është e vjetër, por e pazgjidhur ende. Është marrëdhënia e të zgjedhurve me zgjedhësit që ka nevojë të rregullohet një herë e përgjithmonë, si një marrëdhënie e detyrueshme jo një herë në katër vjet, por si një llogaridhënie në njërin krahë dhe pjesëmarrje në krahun tjetër. Kjo natyrshëm kërkon edhe një fuqizim të rolit të deputetëve, si ndërlidhësit mes qytetarëve, komunitetit dhe qeverisjes.

Cështja e dytë që kam e që lidhet me opozitën është se po ndeshim tek ta e ndër ta një dukuri të re dhe shume të rrezikshme për vendin tonë > antiamerikanizmin. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme ndaj Sekretarit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane, që një pjesë e kalbur e politikës shqiptare dhe kalemshinjtë e vet të porositur e që ende paguhen me paratë e korrupsionit të pahetuar, për rrjedhoje të pndërshkuar ende. Ky zhvillim I ri shënon një regres historic, por për fat të mirë nuk përfaqëson, në asnjë sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar.

Prej shtatorit 2021 ne kemi patur dhe do të vazhdojmë të kemi një qasje të re me opozitën zyrtare. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë vendi i dialogut kontruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës, në të gjitha format e saj, ne duhet të punojmë të gjithë për të ardhmen.

Procesi i Zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve të Shqipërisë natyrshëm do të reflektojë këtë qasje tonën, të gatishmërisë për dialog me të tre grupet parlamentare opozitare në Kuvend.

Krahas këtij procesi dhe që lidhet me sfidën e parë, Kuvendi duhet të përmbushë detyrimet që i takojnë nën prizmin e vendimeve të gjykatës kushtetuese apo gjetjeve të veta, duke miratuar Ligjin për Institucionin e Presidentit të Republikës.

Sfida jonë e pestë dhe shumë e rëndësishme është roli i deputetëve brenda strukturës së partisë. Motra dhe vëllezër, Ky mandat i tretë na imponon edhe më shumë besnikëri ndaj atyre që na votuan.,  Ata s’duhen harruar për asnjë cast. Ne sapo e kaluam një test zgjedhor më 6 Mars, ku dhe ai rezultat ka nevojë të lexohet me vëmendje nga të gjithë ne.

Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Sa kohë të jem në politikë dhe sa herë të të flas në Kongresin tonë, do ta rithem e stërthem partia është baza e këtij procesi, ura lidhëse e grupit parlamentar, e Qeverisë, e pushtetit vendor me njerëzit.

Në territor na duhet një parti e fortë, shumë e fortë madje, jo një parti e dobët, që vendos para përgjegjësisë të zgjedhurit në të dyja niveley, sepse kjo është garancia e vetme e mos-harresë për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në harten e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.

Mos harroni se si sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Aleanca jonë e vetme mbetën shqiptarët e thjeshtë e të zakonshem.

Zjarr Tv Ad