“Na kanë thënë ndërkombëtarët,ja kush do jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë” ka deklaruar Grida Duma

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja e PD, Grida Duma, ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe platformën ku mbështetet forca e saj politike për të ardhur në pushtet.

Sipas Dumës, e vetmja mënyrë për të ndërtuar të djathtën, është që PD-ja të shkojë te njerëzit. Politika shqiptare, thotë ajo, është bërë populiste dhe sfidë mbetet ajo që premtohet të realizohet.

“Herë pas here ne jemi bërë populistë në politikë dhe është sfidë kjo e politikës shqiptare mbi atë çfarë mund të bëhet dhe çfarë premtohet.

Ne jemi duke shkuar te njerëzit, që u duhet atyre, që PD të vijë në pushtet dhe kjo është e vetmja mënyrë që PD duhet të ndërtojë të djathtën”, – tha ajo në studion e Ditari në A2.

Duke e konsideruar Ramën si të keqen më të madhe të vendit, Duma shprehet se kryeministri aktual nuk ofron asgjë të re, po përpiqet të mbajë partinë.

Sipas saj, Partia Demokratike do të bashkohet me këdo për ta larguar nga qeveria, por do të jetë PD-ja ajo që do të vendosë rregullat e lojës:

“Nëse ky mendon që PD do të marrë edhe Ilirin, ne do marrim këdo për të hequr të keqen më të madhe që është ky. Ne do ngremë vëmendjen e tyre dhe asgjë nuk është me e keqe se Rama.

PD do të vendosë rregullat e lojës, PD do vendosë kryeministrin. Rama është më i keqi i mundshëm. Në politikë duhet të ketë vlerë fjala. Këta e kanë thënë dhe nuk e kanë mbajtur”.

Veprimet e Ramës, sipas Dumës shikohen edhe nga ndërkombëtarët, si veprime që merren nga dikush kur ndihet i frikësuar dhe thonë që një rrotacion, tashmë, është i paevitueshëm.

Duma e akuzon kryeministrin për pengimin e investimeve të huaja në vend për shkak të klimës së biznesit që ka krijuar duke e përqëndruar vetëm në 5 oligarkë. Sipas saj, ndryshimi i paketës fiskale pengon investitorët e huaj dhe për pasojë zhvillimin e vendit.

“Unë nuk di që Rama të ketë sjellë në 7 vite një dosje për t’u hetuar me çfarë të drejte i hakerrëhet drejtësisë, ku Gjykata e Lartë ka ende 35 mijë dosje për t’u hetuar. Njerëzit mund të marrin drejtësi në 2045.

Nëse lidershipi i një partie nuk ofron drejtësi nëpërmjet ndëshkimit, ju mendoni nëse do zhvillohet ky vend nëse brenda 6 viteve e ke ndryshuar 6 herë paketën fiskale.

Si mundet që ky investitori të vërë flamurin në Shqipëri. Pronën ku thërret qameti, hipoteka e Vlorës dihet. Si mund të vijë ky investim i huaj. 5 oligarkë ta kanë zënë gjithë vendin si mund të vijë investitori dhe të zhvillohet ky vend”, – përfundoi Duma.

Zjarr Tv Ad