‘Na mori bota dhe të qarën e bebeve”/ Sot vendi, 250 mijë fëmijë më pak- Nga Agim Xhafka 

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

Kujtoj kur shkoja pa gdhirë për qumësht,në atë copë rrugë nga shtëpia te dyqani,dëgjoja plot të qara fëmijësh. Thuajse në çdo kat të pallatit ata ia shkrepnin me forcë dhe pa leje. Qeshja përherë. Ishte zhurma që nuk më acaroi kurrë. Edhe ai zgjimi im që në orën 4 për ato bebet që qanin ishte.

Sot vendi ka afro 250 mijë fëmijë më pak. Të merr malli për një dënesë të tyre,për ata lotë që u rrëshqisnin si burim mali.

E pranoj ikjen e çdo brezi,pranoj ikjen e gjysmës së popullit,por 250 mijë fëmijë të larguar më sjellin dhimbje,lëndim të zemrës.

Na e mori bota edhe qarjen e bebeve. Më mirë të na rrëmbente këngëtarët,të gjithë. Se ata lotë që nuk i shohim na sjellin stres dhe dëshpërim. Në se nuk na kthehen fëmijët inçizoni në Romë,Athinë,New York,Paris sa më shumë të qara fëmijësh shqiptarë. Dhe ua jepni televizioneve tona. Që me to të çelin programet çdo ditë. Që të bindemi se në Shqiperi do të vazhdojë jeta,do të lindë e do të perëndojë dielli. Zogjtë do të këndojnë e lulet do të çelin. Shqiptaria nuk do të vdesë. Të dëgjojmë të qara bebesh se na u ndryshk shpirti…

Zjarr Tv Ad