“Na thonë fluturon gomari dhe ne shqiptarët e besojmë”, ironia e Dukës për ekonominë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka rikujtuar ditën e sotme një thënie të të madhit Faik Konica, teksa nuk ka nguruar të bëjë ironi me të ashtuquajturën rritje ekonomike në vendin tonë.

Duka ka reaguar përmes një statusi pas publikimit të statistikave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se është rritur numri i bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin e tyre në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Ai shkruan:
Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!” – pohonte Faik Konica dekada më parë. Sot na thonë se ekonomia fluturon, por statistikat e Tatimeve na rrëfejnë një histori tjetër, atë të mijëra bizeseve që pezulluan aktivitetin në muajin shtator. Rënia e fuqisë blerëse ka qenë shkaku që ka çuar në mbylljen e 1978 aktiviteteve.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Këtë listë të zezë e kryeson Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve.
Pra asgjë e re nga fasadat e mazhorancësë; një tjetër shembull i mirë se si tjetër gjë flasin dhe tjetër gjë përjetojnë bizneset e ndershme të vendit”.

Zjarr Tv Ad