Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me fjalimin e mbajtur të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Samitin e Brukselit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Açka i referohet fjalimit të kryeministrit si të papërgjegjshëm dhe politikisht të rrezikshme.
Ajo shkruan se me fjalimin e djeshëm Rama hoqi të gjitha dyshimet sa i përket fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, pasi sipas saj kryeministri me termin “na u desh të merrnim”, lë të kuptohet masakrën zgjedhore.
“Pa koment!
E dëgjuat se çfarë tha dje mes marrinave të tjera kryeministri ynë në konferencën për shtyp në Bruksel?
“Na u desh të merrnin mandatin e tretë me besimin se do të hapeshin negociatat me BE, por nuk u hapën…”
“na u desh të merrnim”… e shpjegoi edhe vetë KM për ata që kanë ndonjë dyshim për zgjedhjet e 25 prillit. Në fakt, lapsuset e këtij njeriu, janë të vërtetat e tij.
Kurrë, qysh nga krijimi i tij, Bashkimi Europian nuk ka parë fjalë më të papërgjegjshme, dhe politikisht të rrezikshme, sa haluçinacionet e KM tonë dje”, shkruan Rama.