“Na vlerëso pronat me çmimin e tregut”, banorët e “5 Majit” dhe Laprakës në protestë, bllokojnë kryqëzimin dhe ulen në mes të rrugës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e zonës së 5 Majit dhe Laprakës janë ngritur sërish në protestë mbrëmjen e sotme për prishjen e banesave të tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë një marshim dhe më pas të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në kryqëzimin e “5 Majit”.

Kjo situatë ka krijuar tensione mes tyre dhe policisë për të zhbllokuar trafikun, duke  larguar disa prej banorëve, por ata kanë bërë rezistencë dhe janë ulur në mes të rrugës. Me pankarta në duar protestuesit kërkojnë nga qeveria që të vlerësojë pronat e tyre me çmimin e tregut:

“Na vlerëso pronat me çmimin e tregut”.

“Komunikimi i kryeministrit ka qenë nul fare atë ditë se nuk u ka dhënë asnjë lloj përgjigjie banorëve. Ai ka përdorur një gjuhë arrogante ndaj banorëve, vetëm është tallur me ne. Në numra jemi pak sepse kanë hyrë ata patronazhistat mes nesh dhe presione në shtëpi. Kush është në punë, nuk guxon me ardh këtu”, shpreht njëri nga protestuesit.

“Që të dëgjohet zëri jonë, edhe ne jemi shtetas shqiptarë. Edhe në kemi të drejta prone, të drejtë jete. E vetmja gjë që më mbetet mua është të mbroj pronën time”, thotë njëri tjetër banor.

Zjarr Tv Ad