Nafta kontrabandë nga Libia, Bledi Çuçi replikon me deputetin demokrat: Policia futi në burg trafikantët, në vend që të thoni bravo për operacionin…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Bredshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së fortë të bërë në Kuvend nga deputeti demokrat Ervin Salianji i cili tha se policia fsheh porositësin e naftës që vjen kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit.

Çuçi u shpreh se nuk mund të akuzohet policia ditën kur kryen një operacion për sekuestrimin dhe futjen në burg të trafikantëve.

“Ju ngrini gishtin ndaj policisë dhe qeverisë ditën që policia dhe qeveria e kap dhe e sekuestron dhe fut në burg trafikantët, pikërisht për këtë ditë ju thoni që qeveria nuk punon. Pra të paktën thoni bravo për operacionin që keni bërë por ne kemi sinjalizime që kjo ka ndodhur më parë.

Thoni bravo për operacionin që keni bërë. Me partnerët sepse krimet nuk luftohen pa partnerët. Nuk mund ta ngresh gishtin ditën që ata reagojnë”, tha Çuçi.

Zjarr Tv Ad