Naftëtarët e Ballshit në protestë: Po na mashtrojnë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uzina e rafinerisë së Ballshit vazhdon të mos funksionojë dhe sot rreth 800 punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë dolën në protestë. Punëtorët shprehen se po i mashtrojnë. Ata mblidhen çdo ditë për në punë, por portat e rafinerisë së uzinës janë të mbyllura. Shqetësimi i tyre vazhdon dhe kërkojnë zgjidhje. Zgjidhja për ta është puna pasi nuk kanë me çfarë të ushqehen.Sot ata ndaluan në Fier, por qëllimi është Tirana.

Nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje, protestuesit në emër edhe të punëtorëve të tjerë thanë se do tu kthehen protestave.

Punëtorët e rafinerisë kanë 4 muaj pa marrë pagat dhe dy muaj pa sigurime.

Zjarr Tv Ad