Naftëtarët paralajmërojnë grevë urie: Jemi në mes të katër rrugëve…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, për shkak se kanë 11 muaj pa marrë pagat e tyre.

Pas protestës së zhvilluar edhe në Tiranë, ata kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çdo rrugë ligjore për të marrë fatin e rafinerisë në dorë.

Punëtorët kanë bërë thirrje se do t’i rikthehen grevës së urisë. Në grevë do të marrin pjesë edhe gratë.

“Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim. Të shkojmë tek sfera që ndodhet në uzinë. Nuk kemi gjetur zgjidhje.

Jemi në mes të katër rrugëve. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk na priti asnjë njeri. Nuk kemi asnjë përgjigje për pagat. Nuk kemi asnjë përgjigje as për fillimin e punës”, kanë deklaruar naftëtarët.

Zjarr Tv Ad