Najada Çomo flet hapur: Unë do jem një socialiste shumë e mirë…

0
271
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja Najada Çomo, e cila është bërë pjesë e listës së socialistëve në qarkun e Tiranës, ka zbuluar se si u prit kur hyri për herë të parë në ndërtesën e PS.

Shefja e Infektivit, tregoi se deputetët e pritën mjaft mire, sa iu duk se kishte kohë që i njihte dhe ishte pjesë e ekipit të tyre.

‘Kur shkova ditën e parë, ishte hera e parë që hyja në ndërtesën e PS. Sinqerisht kisha pak turp, megjithëse në punë jam mësuar të kem lloj lloj situatash, këto njerëz që kanë kaq vite që kanë punuar. Unë do jem një socialiste shumë e mirë. Nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar politikisht.

Kur ngjita shkallët dhe u takova me deputetët, më kanë pritur aq mirë sa u ndjeva në siklet se si mund të më presin aq mirë mua që në fund të fundit, nuk është se po vij nga radhët zyrtare për të qenë kandidate për deputete. Mikpritja e tyre ishte aq e mirë sa mu duk sikur kisha kohë që isha aty, paçka se takimet e mia ishin të pakta për shkak të angazhimit që vazhdoj në spital”, u shpreh Çomo në “Top Talk”.

Zjarr Tv Ad