Najada Çomo refuzoi Kuvendin për Infektivin/ Flet Mimi Kodheli: Me Kod më takon mua…

0
1182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Najada Çomo, hoqi dorë nga mandati, duke krijuar një vakancë në radhët e të zgjedhurve socialiste  në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë, me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një prononcim për FaxNews, Mimi Kodheli me një përgjigje diplomatike dhe jo të drejtëpërdrejtë, la të kuptonte se do ta merrte mandatin e deputetit.

“Sipas kodit zgjedhor më takon mua”, u shpreh Kodheli.

Duket se posti i zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nuk do ta pengojë angazhimin e Mimi Kodhelit për përfaqësimin e qytetarëve të Tiranës në Kuvend.

Zjarr Tv Ad