Naomi Campbell në një lidhje me këngëtarin 23 vite më të ri

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naomi Campbell dhe Liam Payne mund të jenë çifti më i ri i showbiz-it. Edhe pse deri tani asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar asgjë, shkëndijat mes tyre kanë qenë mjaft të dukshme.

Të premten, supermodelja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një selfie, ku dukej mjaft mirë me modelin e ri të flokëve. Kaq i’u desh Liam-it, për të flirtuar hapur me super modelen e njohur. “Perfeksioni në një person të vetëm. Mos më shih me ata sy…”- shkruan këngëtari.

Ndërsa në një foto që ka postuar në Instagram ky i fundit ka komentuar edhe Naomi Campbell. “Shpirt i bukur”- shkruan ajo. Edhe pse të tilla komente ndoshta nuk mund të tregojnë asgjë, mes 48-vjeçares dhe 25-vjeçarit ka një tërheqje të madhe.

 

Zjarr Tv Ad